SPECIALE/ Golashënues si vera, mosha është një numër për CR7, Suarez dhe Lewandowskin

0 282

Robert Lewandowski kryeson listën e golashënuesve në Bundesligë me 23 realizime. Luis Suarez është mbreti i golit në Spanjë me 12 gola, ndërkohë që në Itali udhëheq Cristiano Ronaldo me 15 gola.

Çfarë kanë të përbashkët tre sulmuesit? Të gjithë janë mbi 30 vjeç, teksa kanë treguar se mosha për ta është vetëm një numër, duke parë cilësinë e tyre. Data në pasaporta mund të ndikojë në shpejtësinë ose fuqinë e tyre, por jo në përfundimin e aksioneve, e cila mbetet aq vdekjeprurëse si kurrë më parë.

Lewandowski (32 vjeç) udhëheq garën për Këpucën e Artë Evropiane, teksa ka një rekord të pabesueshëm me 1.4 gola për ndeshje me Bayern Munich. Suarez (34 vjeç), ka shënuar deri më tani 0.8 gola për ndeshje me Atletico Madrid, duke e ndihmuar që të udhëheq La Liga-n deri më tani me një distancë të konsiderueshme nga rivalët.

Cristiano Ronaldo (35 vjeç), mbetet i pangopur dhe gjithmonë në kërkim të golave. Nën drejtimin e Pirlos këtë sezon, ai ka një mesatare prej 1 goli për ndeshje në kampionatin italian. Një tjetër fakt shumë interesant, që i bashkon të tri sulmuesit, është se pjesa më e madhe është shënuar në zonën e rreptësisë. Përjashtim bën vetëm polaku, i cili ka arritur që të shënojë dy gola nga distanca.

Lewandowski kryeson edhe në numrin e golave me kokë (4 në total) dhe me penallti (5 deri më tani). Cristiano ka shënuar 4 gola me penallti, ndërkohë që Suarez vetëm një, të cilën e shënoi në stilin Panenka kundër Eibar. Dominimi i 30 vjeç e më lart, merr fund në kampionatet e tjera. Në Angli udhëheq Mohamed Salah (28 vjeç), në Francë Kylian Mbappe (22 vjeç), ndërkohë që në Portugali golashënuesi më i mirë është Pedro Goncalves 22 vjeç). Tregues të rëndësishëm që tregon edhe trendin e lojtarëve që luajnë, ndërkohë që për momentin klasi i Lewandowskit, Ronaldos dhe Suarez po bën diferencën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.