Bota kujton 76-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, mesazhe nga Papa dhe liderët politikë

0 300

Të mbijetuarit e kampit të vdekjes së Aushvicit, shënojnë 76-vjetorin e çlirimit nga trupat sovjetikë virtualisht, ndërsa muzeu në vendin ku dikur ishte kampi, mbetet i mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

”Asgjë nuk e zëvendëson eksperiencën në vend, pasi nuk ka të bëjë vetëm të dëgjuarit. Për të kuptuar vërtet duhet të jesh atje”,-tha Piotr Cywinski, Drejtor i Muzeut të Aushvicit. Ceremonitë përkujtimore që zhvillohen çdo vit, janë zakonisht një mundësi që të mbijetuarit e holokaustit rreth globit t’i bashkohen liderëve botërore në homazhet për më shumë se 1 milion të vrarëve nga nazistët, në dhomat e gazit nga uria apo sëmundjet.

Në ceremoninë virtuale që do të mbahet në Poloni pritet të flasin presidenti Andrzej Dud, diplomatë izraelitë dhe rusë. Në Berlin, një ekspozitë në ambient të hapur shfaq fotografi dhe citime të të mbijetuarve, pikërisht pranë memorialit të miliona hebrenjve të vrarë, gjithashtu i mbyllur për shkak të pandemisë.

Papa Françesku bëri thirrje për të treguar vigjilencën ndaj ekstremizmit ideologjik, pasi tmerret e holokaustit mund të përsëriten. ”Të kujtosh është shprehje e humanizmit. Të kujtosh është shenjë qytetërimi, por edhe një kusht për një të ardhme më të mirë, në paqe e vëllazëri. Të kujtosh do të thotë të tregosh kujdes pasi këto gjëra mund të ndodhin sërish”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.