Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë

0 11,947

Edhe Gjermania tani është “përfshirë drejtpërdrejt” në konfliktin në Ukrainë.

Kështu është shprehur së fundmi Kremlini, ndërsa akuzat e ngritura kundër SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s, tani janë ngritur kundër një prej vendeve evropiane me të cilin Rusia kishte lidhje shumë të ngushta interesash deri para se të niste luftën ndaj Ukrainës.

Gjermania është quajtur fajtore nga Moska për “pompimin e armëve” në Ukrainë, pas njoftimit nga Berlini për dërgimin e 18 tankeve Leopard në Kiev.

Ndërsa SHBA-të, të cilat kanë shprehur mbështetjen e tyre për krijimin e një tribunali special për të ndjekur penalisht Rusinë për “krimet kundër Ukrainës, një ide e promovuar nga BE-ja, ka informuar Moskën, sipas Ëall Street Journal, se ata nuk do të shkëmbejnë më shumë të dhëna për forcat e tyre bërthamore, në përgjigje të vendimit të Vladimir Putin për të pezulluar pjesëmarrjen ruse në traktatin e Fillimit të Ri për reduktimin e armëve atomike.

Megjithatë, në terren, shefi i IAEA Rafael Grossi paralajmëroi se “ka një rritje të nivelit të luftimit” rreth uzinës së Zaporizhzhia, gjë që rrit mundësinë e një incidenti bërthamor.

Një seri lajmesh alarmante të shoqëruara me njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës se për herë të parë forcat ruse në Ukrainë rrëzuan një raketë që mbante një bombë inteligjente amerikane Glsdb (bombë me diametër të vogël të lëshuar nga toka), me një rreze veprimi deri në 150 kilometra, të cilat Uashingtoni ua kishte premtuar shkurtin e kaluar ukrainasve. Ky do të ishte konfirmimi i parë që këto municione, të konsideruara vendimtare për kundërsulmin e shpallur në mënyrë të përsëritur në Kiev, në fakt do të ishin dorëzuar. Dhe burimet ruse kanë raportuar gjithashtu se mbetjet e një droni ukrainas, të rrëzuar, nuk dihet se kur, janë gjetur në zonën e Moskës së Re, vetëm 70 kilometra larg kryeqytetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.