Po na bën krenarë, Kristian Prenga ndeshet për dy tituj kampion në Amerikë

0 423

Boksieri shqiptar Kristian Prenga, i cili bokson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me datë 25 Mars do të ndeshet për dy tituj kampion, titullin WBA dhe atë NBA.

Ndeshja do të zhvillohet në Atlantic City, në një prej sallave më të famshme të boksit. Deri më sot asnjë boksier shqiptar nuk ka mundur të konkurrojë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Prenga u ka bërë thirrje bashkëkombasve të tij që ta mbushin stadiumin kuq e zi.

“25 Mars ndeshja e rradhes ne Atlantic City. Kesaj here ndeshem per 2 tituj WBA edhe NBA. Ju premtoj qe do te jap maksimumin tim qe te marr te dy brezat dhe ti sjell ne ATDHE. Per bileta kontaktoni ne numrin e telefonit ne poster ose linkun ne Bio. Ju mirepres per ta tejmbushur stadiumin kuq e zi. Ju dhuroni show me flamurin shqiptar dhe brohoritje, une do t’ju dhuroj show ne ring”, ka shkruar ai.

Prenga pak muaj muaj më parë triumfoi në Amerikë kundër boksierit amerikan Alvin Davie. Ai ka arritur 12 fitore. “Nuk jam më i miri por do bëj gjithmonë më të mirën”, tha boksieri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.