Tërmet i fortë godet Italinë Jugore, shtohet frika për banorët

0 615

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter është ndier pak para mesnatës, në Italinë Jugore.

Mediat italiane bëjnë me dije se lëkundjet janë ndier në provincën e Campobasso, ku sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tërmeti kishte epiqendrën ishte me thellësi 13 km.

Mësohet se lëkundjet janë ndier dhe në disa zona të tjera fqinje si Campania, Puglia, Abruzzo dhe Lazio ku janë raportuar çarje të mureve në banesa.

Sipas burimeve italiane, banorët janë shprehur të shqetësuar por fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.