Çfarë vendosi qeveria gjermane pas një maratone debati?

0 563

Pas 30 orësh debati koalicioni qeveritar gjerman mori disa vendime të rëndësishme në politikën e klimës, infrastrukturën etj. Ligji për mbrojtjen e klimës do të zgjerohet në disa pika kryesore.

Në vendimet e koalicionit qeveritar të bëra publike të mërkurën (29.03.)parashikohet që ligji për klimën të zgjerohet në disa pika. Në ligjin aktual çdo sektor si energjia, ndërtesat, transporti duhet të përmbushë kritere të caktuara për kufizimin e emetimit të dioksidit karbonik, CO2 për çdo vit.

Ky ligj tani do të ashpërsohet: Respektimi i qëllimeve të mbrojtjes së klimës në të ardhmen duhet të verifikohet në një përllogaritje të përbashkët disa vjeçare”, thuhet në vendimet e qeverisë. Po ashtu theksohet se Gjermania duhet të jetë me një ekonomi neutrale ndaj klimës deri në virin 2045. Nga ana tjetër do të zgjerohen sipërfaqet për shtimin e energjisë nga parqet eolikë. Në autostradat e reja do të shtohet mundësia që në anë të tyre të përdoren sipërfaqet për vendosjen e panevele diellorë.

Projekte infrastrukturore

Planifikimi për projekte të mëdha infrastrukturore do të bëhet më fleksibël dhe më i shpejtë. Kjo pikë ka qenë prej kohësh e kontestuar mes FDP-së dhe Të Gjelbërve. Rinovimi i urave do të bëhet me procedura të reja planifikimi- Po ashtu do të forcohet infrastruktura e shinave në Gjermani. Deutsche Bahn për të mbuluar nevojat e investimeve ka nevojë për 47 miliardë euro deri në vitin 2027. Këto fonde do të vijnë nga zgjerimi i tarifës që merret nga trasporti i mauneve nga viti 2024. Planet e qeverisë parashikojnë që të zgjerohen mundësitë për përdorimin e biçkletave dhe trafikun e këmbësorëve dhe autobusëve pa emetime karbonike.

Elektromobiliteti do të forcohet në Gjermani. Në të njëjtën kohë koalicioni qeveritar do të zhvillojë strategjinë për futjen e karburanteve neutrale ndaj klimës, të njohur si E-Fuels. Ligji për përdorimin e sistemeve të ngrohjes proklimatikë nuk do të jetë aq i ashpër. Ligji do të jetë pragmatik dhe do të respektojë aspketet sociale, thuhet. “Kemi arritur përshpejtim masiv të planifikimit”, tha bashkëkryetarja e partisë Të Gjelbrit pas debatit të koalicionit qeveritar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.