S’ka të prekur nga Covid-19, por Koreja e Veriut krijon vaksinën. Paqartësi sesi do të testohen qytetarët

0 264

Në një kohë që Koreja e Veriut nuk ka të prekur nga Covid-19, thuhet se është duke zhvilluar vaksinën e saj, duke përdorur të dhëna që janë hakuar nga shkencëtarë të huaj. Paçka pretendimeve të liderit suprem, Kim Jong un, se shteti komunist nuk ka persona të infektuar me virusin që u ka marrë jetën më shumë se 2 milionë njerëzve në të gjithë botën, zhvilluesit e vaksinës kanë nisur testimet te personat me simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Shkencëtarët në Universitetin Kim Il Sung po përdorin ekspertizën e mbledhur për aktiviteteve “pirate” për të kryer punën e tyre në një institut kërkimor biologjik. Faza e parë dhe e dytë e testimit të vaksinës tashmë ka përfunduar, ndërsa janë duke u zhvilluar testimet në fazën e tretë, e cila është e fundit para nisjes së aplikimit të vaksinës.

Mbetet e paqartë se si do të testohen qytetarët e Koresë së Veriut, kur Kim Jong un pretendon se virusi nuk qarkullon në shtetin komunist. Në anën tjetër, Koreja e Veriut ka vendosur kufizime të rrepta, duke mbyllur të gjitha pikat e hyrjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.