Si e parashikojnë të ardhmen? Flasin krijuesit e ”The Simpsons”

0 306

Seriali ”The Simpsons”, ka bërë një punë mjaft të mirë për të parashikuar të ardhmen me një saktësi të frikshme. Nga veshja e inaugurimit të Kamala Harris, te shfaqja Super Bowl e Lady Gaga dhe deri tek zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA, kjo shfaqje ka mahnitur jo pak, duke i paraprirë ngjarjeve të rëndësishme botërore.

Si ka mundësi që ata të jenë kaq të saktë? Epo me kalimin e viteve, disa nga mendjet që qëndrojnë prapa familjes së verdhë, kanë treguar për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme. ”Ne mendojmë një shaka, më të vështirën, më qesharaken, më budallaqen, më të pamundurën, por pastaj rezulton se imagjinata jonë nuk ishte edhe aq e pamundur”,-tha krijuesi Matt Groening.

Shkrimtari dhe producenti, Al Jean shtoi ”Unë mendoj se nëse një tufë njerëzish të zgjuar bëhen së bashku dhe ata fillojnë të hedhin shigjeta, është e sigurt se disa prej tyre do të qëllojnë në shenjë. Dhe sa i përket fitores së Trump, duhet ta themi se ai fliste për kandidimin për President që në vitin 1999”. Për shfaqjen e Lady Gaga, ai tha ”Njerëzit thonë oh ju e parashikuat shfaqjen e saj në ”Super Bowl”, por në fakt ajo kopjoi shfaqjen tonë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.