Itali, zona e Lombardisë bëhet portokalli

0 280

Plani i masave parandaluese për përhapjen e Covid-19 gjatë sezonit të festave në Itali duket se jep frytet e para. Zona e Lombardisë, më e prekura nga humbjet e jetës prej Covid-19, mori frymë sërish këtë të dielë teksa kaloi nga zone e kuqe në atë portokalli. Dekreti u firmos nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, sipas të cilit për 15 ditë një sërë aktivitetesh do jene të lira për qytetarët e këtij rajoni.

”Sfida kundër virusit mbetet ende e pa fituar, por java që lamë pas flet për përmirësim të situatës me sëmundjen. Ky është një rezultat inkurajues që do të thotë se masat e marra gjatë Krishtlindjes kanë funksionuar. Duhet të bëjmë kujdes që t’i japim kohë në vijim autoriteteve të fokusohen në fushatën e vaksinimit”, deklaroi ministri.

Lajmi më i mirë padyshim lidhet me shkollat. 200 mijë nxënës në Lombardi që i përkasin sistemit 9-vjeçar të cilët rikthehen në bankat e shkollës, 360 mijë të tjerë në Liguria, Marke dhe UMBRIA. 400 mijë të tjerë që i përkasin shkollave të mesme pritet të rifillojnë brenda javës. Lëvizja mes rajoneve mbetet ndërkohë e ndaluar deri më 15 shkurt, por çdo qytetari te zonës i lejohet një vizitë në ditë tek të afërmit dhe lëvizja drejt shtëpive të pushimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.