Redoni sqaron për herë të dytë: Nuk jam fejuar, nëse do kishte diçka do e thoja

0 157

Fejesa e Redon Makashit ka qenë një nga lajmet më të komentuar ditët e fundit. Mbrëmë këngëtari ka theksuar për herë të dytë që ky lajm nuk është i vërtetë. I ftuar në “Goca dhe gra”, Redoni u shpreh: Jo, nuk jam fejuar. Dolën ca fjalë, fejesa është diçka e madhe për mua, vetëm nëse e them unë me gojën time. Personi që është folur e njoh, por u trumpetua pak si shumë. Nëse do kishte diçka, do dilte nga goja ime.

Deklarata e tij vjen dy ditë pasi balerina Rexhina Çuko ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, dhe deklaroi se kanë qenë të fejuar por tani nuk janë më bashkë.

“Kemi qenë bashkë dhe nuk do ta mohoja kurrë pasi ka qenë një marrëdhënie e bukur. Por tani nuk jemi më bashkë, nuk jemi më të fejuar. Vendosëm që secili të shikojë rrugëtimin e tij. Unaza është kthyer. Nuk doja të bëja një dalje publike. Ne vendosëm ta linim në heshtje në gjithë këtë ngjarje. Jam dakord me përgënjeshtrimin që bëri Redoni nëse gjërat do të ishin thënë pak më butë. Mund ta mohonte thjesht si lajm sepse ka dashur ta mbaj në privatësi, është e drejta e tij. E ndjeva detyrim ndaj prindërve dhe vëllait tim që u shqetësua shumë nga situata. Ata e dinin si të mirëqenë dhe një mohim i tillë krijoi një lloj rrëmuje. Ndoshta ishte gabim bërja publike por nuk e mohoj dot”, tha ajo.

Kujtojmë që Redoni hodhi poshtë lajmet menjëherë pas publikimit të fotos në deklaratën e tij të parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.