Nita dhe Shpati “shokojnë” banorët: Kemi qenë të lidhur jashtë shtëpisë së BBV

0 1,031

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ka qenë mjaft intensive. Mes pyetjeve e sfidave banorët jan argëtuar, por njëkohesisht kanë mësuar shumë për njëri-tjetrin dhe i kanë zbuluar edhe publikut shumë nga vetja, që në fakt kishin harruar ta bënin deri tani.

Por një nga sekretet më surprizuese ka qenë ai i Nitës dhe Shpatit. Dyshja kanë qenë në një lidhje të shkurtër jashtë.

Ishte Luizi ai që ngacmoi pak Nitën lidhur me banorin e ri. Ai i tha: “Nita, a u ndjeve xheloze që Shpati që kur u fut u afrua më shumë me Dean sesa me ty?”. Nita i surprizoi të gjithë me përgjigjen:

“Në fakt para 4 vitesh unë dhe Shpati kemi dalë në takime bashkë. Kemi qenë fillimisht shokë, më pas kemi dalë shumë herë bashkë derisa arriti dhe një puthje, apo jo Shpat, por nuk shkoi më tej. Aq ishte dhe mbetëm shokë. Pra nuk jam bërë xheloze për Dean pasi do kisha qenë e lidhur që jashtë me Shpatin nëse do shkonin gjërat mirë.” Të gjithë këtë e konfirmoi edhe Shpati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.