Roberto Mançini hyn në historinë e Italisë pas fitores me Shqipërinë

0 151

Italia fitoi me përmbysje ndaj Shqipërisë, mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-3 në stadiumin “AIR Albania”, në një ndeshje miqësore.

Serinë e golave e hapën futbollistët e Kombëtares shqiptare, me anë të Ardian Ismajlit në minutën e 16′. Baraspesha u vendos menjëherë, në minutën e 20′ me autor Xhovani Di Lorencon.

Goli i përmbysjes dhe i tretë u shënua nga një dopietë e Vinçenco Grifos, në minutat 25′ dhe 64′.

Sipas faqes së specializuar të statistikave “OPTA Paolo”, Roberto Mançini ndaj Shqipërisë ka arritur fitoren e tij të 35-të në pankinën e kampionëve të Europës, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditjen e teknikëve më të suksesshëm të kombëtares italiane duke kaluar edhe ish-trajnerin legjendar të Milanit, Arrigo Sakin me 34 fitore.

Një arritje e madhe kjo për Roberto Mançinin me përfaqësuesen “axurre”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.