Mesazhi i fshehur brenda këngës së re të Selena Gomez (VIDEO)

0 263

Fustani me të cilin këngëtarja u shfaq në videoklipin e këngës “De Una Vez” nuk është thjesht i bukur. Përzgjedhja e veshjes ka disa mesazhe të fshehura. Selena Gomez publikoi këngën spanjolle në 14 janar. Fustani me ngjyrë rozë të ëmbël, me printim lulesh dhe zemrën e ndezur në qendër, mbart kuptimin temës së videoklipit spanjoll të Selenës, e bërë për këdo që i “ka thyer zemrën”, të cilën ajo e zbuloi në një intervistë për Vogue.

“Nëse do të zhytesha plotësisht në një projekt të frymëzuar nga kultura latine, do të doja të punoja me krijues vendas që flasin spanjisht,” shpjegoi Selena për revistën. Ashtu si zemra, edhe lulet në fustanin Rodarte kishin një kuptim më të thellë. “Ne dëshironim të kishim këto lidhje, të krijonim këtë pamje dhe të luanim me lulet mahnitëse, por duke e sjellë më moderne dhe aktuale“, vazhdoi Tania. “Lulet në veshje, në flokë dhe brenda videos lidhen me këtë ide të rinovimit”.

Këngët e Selenës për thyerjen e zemrës kanë bërë jehonë për miliona fansa, pas ndarjes së saj me Justin Bieber, në fillim të vitit 2018. Kjo është kënga e parë në gjuhën spanjolle.

Leave A Reply

Your email address will not be published.