Zgjerimi i ujërave territorialë me 12 milje/ Mitsokatis: Pas 4 muajsh, hapësira jonë do të dyfishohen

0 347

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në detin Jon duke thënë se pas katër muajsh, detet e Greqisë do të dyfishohen.

”Që prej aneksimit i ishujve të Dodekanezit në vititn 1947, territori grek është zgjeruar me 10%, jo me shkëputjen e territoreve, por me procedura të bazuara plotësisht në Rregulloren e së Drejtës Ndërkombëtare. Sot me fillimin e vitit 2021, ne hedhim hapin e dytë të madh thelbësor. Vendi ynë shtrin zgjerimin e tij në Detin Jon në 12 milje. 4 muaj më vonë detet tona atje do të dyfishohen. Është një e drejtë e plotë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe vendi ynë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe kudo tjetër, por në një kohë dhe mënyrë që do ta zgjedhim ne”.

Projektligji për zgjerimin e ujërave detare të Greqisë që është depozituar para disa ditësh në komisionin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes, ndërsa do të votohet ditën e sotme në parlament. Ai përbëhet nga pesë nene në të cilat shpjegohet zona e detit territorial, zgjerimin e saj deri në 12 milje detare nga vija bregdetare apo vija bazë pas mbylljes së gjireve, parimet dhe rregullat me të cilat do të peshkojnë anijet e BE si dhe dita e hyrjes në fuqi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.