Kanye West nuk heq dorë nga politika, sërish në garë për president!

0 165

Edhe pas deklaratave të tij antisemitike që i kushtuan disa nga bashkëpunimet e tij më fitimprurëse me markat e njohura të veshjeve dhe duke kthyer mijëra njerëz kundër tij, Kanye West ka vendosur që të mos heqë dorë nga politika. Reperi duket se është indiferent ndaj reagimeve të shumta nga fjalët e tij kundër hebrenjve dhe beson se edhe sot ka shumë mbështetës që do ta votojnë nëse kandidon për president i SHBA-së.

Në fakt, ai nuk humbi kohë për të shpallur qëllimet e tij për publikun dhe sapo u riaktivizua llogaria e tij në Twitter, ai njoftoi se synon të kandidojë për president në vitin 2024. Në krah të tij është politikani i ekstremit të djathtë, Milo Yiannopoulos, i cili shpjegon paraqitjen e tyre të përbashkët së fundmi në “Beverly Hills”. Megjithatë mbetet për t’u parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.