Parisienët harrojnë krizën energjetike, Champs Elysees vishet me shkëlqimin e festave

0 155

Champs Elysees në Paris është veshur me shkëlqimin e festave, zbukurime të cilat do të zgjasin deri më 2 janar 2023.

Njerëzit brohoritën pasi kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo dhe të tjerë shtypën një buton në një ceremoni të dielën për të ndriçuar 400 pemë përgjatë rrugës ikonike.

Megjithatë, vendimi për ndezjen e dritave, është kritikuar shumë për shkak të krizës energjetike që po kalon e gjithë bota.

Për shkak të mungesës së energjisë të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, dritat do të fiken më herët gjatë natës dhe ngjarja sezonale do të jetë një javë më e shkurtër se zakonisht. Shpresohet se këto masa do të ulin konsumin e energjisë me 44 për qind.

Ndriçimet e Krishtlindjeve në Champs-Elysees janë planifikuar të vazhdojnë deri më 2 janar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.