Zyrtarja e PD-së zbulon se çfarë u tha Berisha truprojave në momentin që u sulmua

0 143

Sekretarja për marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj foli këtë të mërkurë lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku kryedemokrati Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga 31-vjeçari Gert Shehu.

Në një intervistë për “News 24”, Jola Hysaj zbuloi se çfarë kreu i PD, Sali Berisha i kishte thënë truprojave të tij në momentin që u sulmua nga Shehu.

Hysaj u shpreh se, kreu i PD u ka kërkuar truproja që ta linin agresorin, pasi sipas tij ishte thjesht një fatkeq.

“Kam qenë shumë pranë zotit Berisha në atë moment dhe ishte e papritur. Në protesta ka gjithmonë qytetarë që i afrohen Berishës për ta takuar dhe askush nuk i shkonte në mendje se do të kishim një atentat politik të tillë, por nga zoti Rama është gjithçka e pritshme. Që vetë doktori i cili për agresorin i bënte thirrje truprojave, ‘ju lutem lëreni mjeranin se nuk e bën ai’. Nuk mund të themi se kjo gjë ndodhi rastësisht. Kemi të bëjmë me një mesazh të pastër politik”, u shpreh Hysaj./Opinion.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.