Dy kushtet e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

0 155

Diskutimet rreth paqes kanë qenë dhe një herë në fokusin e SHBA-së, e cila ka deklaruar se është e hapur për bisedime nëse Rusia tregohet e gatshme për t’i dhënë fund luftës.

Por çfarë kërkon Ukraina në mënyrë që të ulet të bisedojë me Rusinë?

Ministri i Jashtëm i vendit Dmytro Kuleba ka thënë se do të ketë dy kushte: Rusia të braktisë planet e saj për pushtimin e Ukrainës dhe të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase.

“Pra, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhen bërë dy gjëra, opinioni në Kremlin duhet të ndryshohet dhe fuqitë si India mund të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj. Moska duhet të braktisë planet e saj të luftës dhe të kalojë nga nxitja e luftës në një linjë të menduari paqësore” u shpreh Kuleba.

Së dyti, Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës. Ai tha se këto do të ishin pikat fillestare që do të bënin të mundur bisedimet e paqes.

Mediat e huaja raportojnë se, disa të tjerë kanë sugjeruar që Ukraina duhet t’i dorëzojë territorin Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë.

Megjithatë, Ukraina dhe aleatët e saj më të fortë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në e kanë kundërshtuar fort diçka të tillë, duke thënë se Rusia nuk mund të lejohet të fitojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.