Partitë politike në vend kanë nisur punën për zgjedhjet, qoftë parlamentare dhe ato lokale. Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është shprehur më se i bindur tek fitorja e PD-së në zgjedhjet e 2021 madje me një rezultat të thellë. Ai thotë se pas ikjes së Ramës, PS-ja nuk do të jetë më e njëjta. Balliu nënvizon se presin dhe gjykimin e ndërkombëtarëve.
”Dakordësia u arrit falë një mbështetje të aleatëve të Shqipërisë, ShBA-së dhe kjo mbetet për të kaluar në Kuvend. Mendoj që tani ajo duhet të kalojë dhe unë jam i bindur për këtë. Pavarësisht çdo loje që do të tentojë Edi Rama, Partia Demokratike do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do të jetë një fitore peblishitare dhe e thellë. Si sot e 1 vit, ne do të jemi duke diskutuar sesi Partia Socialiste u shkërmoq. Pas Edi Ramës, kjo parti nuk do të jetë më kjo që njohim. Më në fund doli në pah se çfarë ka kërkuar në 30 vite kjo parti, rikthimin e diktaturës. Të ndalojë protestat, të ndalojë shtypin e lirë, të arrestojë dhe të dhunojë qytetarë. Njerëzit e korruptuar nga Tahiri me shokë deri tek Rama, nuk e shohin me sy 1 orë derën e burgut. Sollën dhe zgjedhjet moniste, ky ishte qëllimi i tyre. Tani që dolën në pah se çfarë janë, tani do të përballen dhe me gjykimin mbarë kombëtar i cili do të jetë gjykimi më i rëndë që ata do të marrin, me votë. Duke marrë një humbje të paparë ndonjëherë në historinë shqiptare”.