Situata aspak e qetë është ajo që po ndodh në Meksikën veriore. Anëtarë të kartelit meksikan të ”El Chapo-s”, kanë marrë kontrollin e një zone malore në Meksikë.
Kjo është bërë e ditës nëpërmjet disa fotove të publikuara nga vetë ata ku duket se patrullojnë lirisht rrugët me roje të armatosur rëndë. Pamjet e anëtarëve të kartelit famëkeq Sinaloa, i udhëhequr më parë nga lordi i drogave El Chapo, janë bërë në shtetin verilindor të Durango.
Rajoni malor meksikan njihet për prodhimin e opiumin e opiumit, kanabis dhe shpesh quhet me emrin ”trekëndëshi i artë” pasi aty bashkohen shtetet e Sinaloa, Chihuahua e Durango.