Kolegu kallëzon 6 efektivët e rrugores në Korçë, ”rropën” qytetarët

0 401

6 efektivët e policisë rrugore në Korçë dhe Pogradec, do të hetohen nga SPAK. Shefi i policisë rrugore në Korçë Ervin Dervishi dhe shefi i policisë rrugore, në Pogradec Oltion Hyka, do të hetohen për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Të pezulluar nga detyra janë edhe Agron Hima, Kujtim Nuke, Mitat Cani dhe Edmond Terolli. Të gjithë këta persona mbajnë grada nën/komisar dhe krye/komisar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë. Sipas hetimit të prokurorisë së Korçës ata ishin përfshirë në lirimin e automjeteve që vetë kolegët e tyre bllokonin në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, gjatë situatës së pandemisë për shkak të virusit “Covid-19”.

Kundrejt shumave të parave që mernin nën dorë nga qytetarë të ndryshëm, këta efektivë policie mundësonin lirimin e automjeteve të bllokuara. Një veprim i tillë është kryer për shumë makina. Lirimi i makinave kishte rënë në sy edhe të policëve të tjerë rrugorë, ku njëri prej tyre mësohet se ka denoncuar rastin dhe abuzimin me detyrën në komisariatin dixhital.

Nisur nga këto veprime, prokuroria e këtij qyteti ka lokalizuar përgjegjësinë penale të lirimit të makinave nga kryekomisari Ervin Dervishi, nën/komisari Oltion Hyka, nën/komisari Edmond Terolli, komisari Agron Hima, nën/komisari Mitat Cani dhe Kujtim Nuke.

Nënhetim

1) Kryekomisari Ervin Dervishi

2) Nën/komisari Oltion Hyka

3) Nën/komisari Edmond Terolli

4) Komisari Agron Hima

5) Nën/komisari Mitat Cani

6) Nën/komisari Kujtim Nuke

Leave A Reply

Your email address will not be published.