Ylli Manjani: Jo rikthim, por ristart

0 179

 Nga Ylli Manjani: 

Sa më shumë kohë kalon aq më shumë bindem se rikthimi nuk është zgjidhje. As e ardhme.
Dhe është llogjike. Rikthim do të thotë ishim mirë kur ishim keq.
Problemi është se jemi këtu ku jemi, të pa shpresë e të pambrojtur nga politika agresive, pikërisht për shkak të idesë së rikthimit.
Mbani frymën o njerëz se do rikthehem!!! Po hë? Ku?
“Do thoni ju ç’u bëre”- thoshte ai…
Pu pu pu pu. Njësoj dhe sot!!
Askush nga këta që kemi këtej pari nuk justifikon fjalën rikthim. Sepse të gjithë (përveç Fatos Nanos) ishin e janë në politikë. Ku do rikthehet Ilir Meta, fjala vjen?! Në politikën çorap, pjesë e të cilës është vetë?! Apo do rikthehet Luli nga bunkeri!? As Berisha nga ka ku rikthehet sepse ai ishte e është në lojë.
Edhe Rama ka filluar të ndihet si i rikthyer..!!!
Po të jetë se e ardhmja varet nga rikthimi i këtyre që janë, Edi Rama vdes Kryeministër megjithse nuk prodhon më asgjë përveç se arrogancë e shkatërrim të vendit. Ai përceptohet ende si më “moderni” ndër këta që janë këtej pari. Kështu është, na pëlqen ose jo.
Nuk është punë ky “rikthimi”. Duhet t’ja nisim nga e para. Po nga filllimi fare.
Sistemit të sotëm politik nuk i bën fajde asgjë tjetër përveç se trajtimit të tij si mbetje e kalbur, e pariciklueshme.
Natyrisht e ardhmja nuk mund të ketë as fytyrën e Erion Velisë e velinjve të tjerë,që kanë dështuar të na tregojnë një diplomë dhe, mashtrojnë në çdo gjë që thonë. Njëri/a më kastravec se tjetri/ra. Mashtruesa të lindur.
Na duhet një gjë krejt e re me rregulla të reja dhe të bazuar në zgjedhje.
Sa më shumë e sa më shpesh zgjedhje.
Jo rikthim, por ristart!

Leave A Reply

Your email address will not be published.