Akuza se i trajtonte keq punonjësit, jep dorëheqjen këshilltari shkencor i Joe Bidenit

0 198

Këshilltari më i lartë shkencor i Presidentit amerikan Joe Biden, Eric Lander ka dhënë dorëheqjen të hënën.

Kjo erdhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një hetim gjeti prova të besueshme se ai kishte keqtrajtuar stafin e tij. Lander me dorëheqjen e tij ka shënuar largimin e parë të administratës Biden në nivel kabineti.

Siç shkruan AP, pas një hetimi u gjetën prova se Lander, drejtori i Zyrës së Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë dhe këshilltar shkencor i Bidenit, ngacmonte punonjësit dhe i trajtonte ata me mungesë respekti. Shtëpia e Bardhë e qortoi Landerin për ndërveprimet e tij me stafin, mirëpo të hënën sinjalizoi se ai do të lejohej të qëndronte në detyrë. Kjo pavarësisht se Biden në Ditën e Inaugurimit të tij pati deklaruar se ai priste “ndershmëri dhe mirësjellje” nga të gjithë ata që do të punonin në administratën e tij dhe se do ta pushonte nga puna këdo që tregon mungesë respekti për të tjerët.

Më vonë të hënën në mbrëmje, sekretarja e shtypit Jen Psaki njoftoi se Biden kishte pranuar dorëheqjen e Lander-it.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Lander citohet të ketë thënë: “Jam i dëshpëruar që i lëndova kolegët e kaluar dhe të tanishëm nga mënyra se si u kam folur.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.