Vrau motrat/Ademi kërcënoi Zhanetën një ditë para vrasjes, e mori peng dhe shkuan në hotel

0 352

Detaje tronditëse zbulohen nga historia e Përparim Ademit me dy të dashurat e tij, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau me breshëri plumbash.

Drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e Zhanetës ka pasur një debat dhe dy motrat ia kanë bërë të qartë Përparimit se duhet të ndërpriste marrëdhënien me to. Ishte hera e fundit që shkonte tek ato. Ai është larguar dhe deri një ditë para vrasje, domethënë më 30 dhjetor, nuk ka patur me komunikim dhe takim me to.

Më 30 dhjetor në mëngjes ai ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur në mëngjes herët kur ajo del për pune. Vetë Përparimi ka treguar se e ka marrë Zhanetën dhe e ka futur në makinë duke e kërcënuar me thikë.

Në Kërrabë të Tiranës, sipas Ademit i ka kërkuar që të riktheheshin dhe të shkëputrej nga personi tjetër që dyshonte se kishte lidhje. Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas kanë shkuar në hotel. /Report tv/

Leave A Reply

Your email address will not be published.