Premtimi i Bashës: Bachelor dhe master falas për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura të pakta

0 308

Këtë të hënë kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka rinisur takimet me të rinjtë, dhe këtë herë me gjimnazistët e Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, Basha tregoi edhe një nga premtimet e PD-së për zgjedhjet, që ka të bëjë me shkollim falas për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura të pakta.

”E vetmja diferencë mes situatës ku jemi sot dhe situatës ku mund të ishim nëse do ishin marrë masa është qeveria e përgjegjshme. Uji i rrjedhshëm në cdo shkolle duhet të jetë realitet. Mungesa e testimeve është problematika që dëgjoj më shumë. Eshtë problem që shkolla nuk bën testime. Prioriteti ynë jeni ju, të jeni të sigurtë se do marrin të gjitha masat, që t’ju garantohen të gjitha kushtet. Në sistemin e lartë arsimor do të ketë një ndryshim. Ne do të ofrojmë pa pagesë studimin për ato që janë në master dhe bachelor, për fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura të pakta”,-tha ndër të tjera Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.