Përparimi i vrau motrat, Adriana bën rrëfimin tronditës: Janë shitur mbi 10 fëmijë, i përdori për prostitucion

0 317

Në natën e Vitit të Ri, pra më 31 dhjetor, vendi u shokua nga ekzekutimi i motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bradhi nga Përparim Ademi në zonën e Astirit në Tiranë. Edhe më i rëndë është fakti që ngjarja ndodhi në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

Zhaneta dhe Përparimi kishin marrëdhënie dashurie mes tyre. Ai kishte njohur fillimisht Kristinën, e kishte shfrytëzuar si prostitut dhe më pas kishte marrë dhe Zhanetën që e kishte shfrytëzuar po ashtu. Përparimi ka fëmijë me të dy motrat. Motra e dy viktimave, Adriana ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku ka bërë deklarata të forta ndaj autorit të krimit të rëndë. Sipas saj, janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për prostitucion.

”Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën te babai, ka qenë 15 vjeçe. Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë. Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë. Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën. Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo për ”Top Channel”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.