Vogëlushi “përlot” botën me gjestin human

0 259

Reilly Stancombe kishte 9 vite pa i prerë flokët e tij por i dhuroi ato për fëmijët që vuajnë nga kanceri. Duke qenë se Reilly nuk i kishte prerë flokët asnjëherë në jetën e tij, ato ishin zgjatur më shumë se 60 centimetra.

”Një ditë me mamin shikova që disa fëmijë nuk kishin flokë. E pyeta se përse ndodh kjo dhe më tha se ata vuanin nga kanceri. Menjëherë pasi shikova ato foto, dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim. Kështu që fola me mamin dhe vendosëm që flokët e mi të gjatë të dhuroheshin për fëmijët e sëmurë”.

Kur bota është në luftë të egër me Covid-19, ky gjest kaq human dhe i çmuar nga 9-vjeçari, jo vetëm që ka përlotur botën por edhe jep një mesazh të fortë për të gjithë ne.

Leave A Reply

Your email address will not be published.