Presidenti Meta: Në Tepelenën fisnike të burrave të rëndë sa mali dhe të trimërisë (VIDEO)

0 310

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Tepelenës. Kreu i shtetit ka bërë homazhe në bustin e heroit Selam Musait.

”Sot në Tepelenën fisnike të burrave të rëndë sa mali, të krenarisë, trimërisë e patriotizmit të pashoq, por dhe bukurive të ashpra natyrore, në këtë kala të pamposhtur të lirisë, që e ka shkruar me gjakun e bijve të saj më të mirë historinë e lavdishme të kombit shqiptar”.

Kreu i shtetit shton se Selam Musai është simboli i shpirtit luftarak të Tepelenës dhe gjithë Labërisë.

“U përula me nderim e respekt para jetës dhe veprës të Selam Musait, legjendës dhe personifikimit të shpirtit luftarak të popullit të Tepelenës e gjithë Labërisë, simbolit frymëzues dhe të paharruar të Luftës kombëtare të Vlorës.

“E ç’u nise more nga Drashovica

E Selam labi, labi hajde trim o lule

O me treqind e ca more komita

E lule more Selam lule

E ç’e zure topin more nga gryka”,- shkruan kreu i shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.