Vidal, postimi i tij në Instagram tërboi tifozët e Interit para Superkupës

0 156

Arturo Vidal nuk u zgjodh nga Simone Inzaghi për të luajtur që në fillim mbrëmë, në finalen e Superkupës së Italisë 2021 mes Interit dhe Juventusit (2-1), trofeu i parë i sezonit, që u diskutua në “San Siro”.

Mesfushori kilen, megjithatë gjeti një mënyrë për “ta ngrohur” pragun e ndeshjes përmes një postimi në Instagram, që nuk u pëlqye veçanërisht nga tifozët e Interit. “Mbreti Arturo” në fakt ka publikuar një fotomontazh mjaft të paqartë.

Ai ka kombinuar një foto ngazëllyese të vetën me fanellën e Interit dhe një, padyshim prej disa vitesh, e cila e portretizon atë të lumtur me fanellën e Juventusit, të veshur mes viteve 2011 dhe 2015.

Diçitura është jo më e qartë, në të cilën Vidal e përkufizoi veten me shkrimin e fjalës “Supercoppa”, ndjekur nga tri pikëçuditëse dhe po aq “emoji”. Nënkuptimi ka qenë për Superkupën e Italisë.

Një detaj, edhe ky i fundit, që nuk është shumë i qartë, duke qenë se Vidal ka fituar “vetëm” dy Superkupa të Italisë në karrierën e tij, më 2012 dhe 2013, padyshim të dyja me fanellën e Juventusit. Mbrëmë fitoi të parën me Interin.

Në rastin e parë, bardhezinjtë mposhtën 4-2 Napolin në Pekin, me Vidal që shënoi penalltinë për 2-1, pasi asistoi Asamoah në golin e parë të ndeshjes. Kileni nuk e gjeti rrugën e rrjetës në 4-0 kundër Lazios në “Olimpico”, në gusht 2013, ku golat u shënuan nga Paul Pogba, Giorgio Chiellini, Stephan Lichtsteiner dhe Carlos Tevez.

Megjithatë, Vidal e lidh Juventusin edhe me një kujtim të lumtur të përvojës së tij zikaltër deri më tani. Kileni shënoi golin e parë ndaj “Zonjës së Vjetër”, në fitoren 2-0 të Serie A. Ishte 17 janari 2021, fitorja e vetme e Interit në 12 ndeshjet e fundit kundër Juventusit, në të gjitha garat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.