Shenjat e Covid-19 ndryshojnë nga të rriturit tek fëmijët

0 52

Varianti Omicron tashmë përbën 98% të të gjitha rasteve të reja me COVID-19 , dhe po infekton mijëra njerëz çdo ditë.

Por ekspertët tani thonë se simptomat e omicron mund të jenë të ndryshme për të rriturit dhe fëmijët. Ndërsa duket të jetë më e lehtë për shumicën e njerëzve deri më tani, mjekët thonë se simptomat tek fëmijët mund të jenë shumë të ndryshme nga të rriturit.

Një studim nga Discovery Health zbuloi se simptomat më të zakonshme të omicron janë sekrecione të hundës, dhimbje ose gërvishtje fyti, kollë e thatë dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.

“Tek të rriturit ka më shumë dhimbje të fytit dhe më shumë kollë,” tha Dr. Amina Ahmed nga Levine Children’s Hospital. “Edhe pse po dëgjojmë për raste më të lehta, këta njerëz po sëmuren”.

Mjekët raportojnë se se një kollë e lehtë është shenjë treguese për fëmijët.

“Tek fëmijët ajo që ne po shohim është një paraqitje e ngjashme me kollë të lehtë që është inflamacion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes,” tha Ahmed.

Leave A Reply

Your email address will not be published.