Tjetërsimi i pronave në Shëngjin,Gjykata dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës

0 200

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e të akuzuar për tjetërsim prone në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar nga apeli me nga 3 vite burg.

Po ashtu gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Për këtë çështje së bashku me ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.