Ishte fshehur në thasë kafeje, sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në Trieste

0 206

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 730 kilogramë kokainë me një vlerë tregu prej 20 milionë eurosh. Lënda narkotike kishte ardhur nga Amerika e Jugut dhe u kap në portin e Triestes, pasi u zbulua nga qentë e antidrogës.

Siç raportojnë mediat italiane, kokaina ishte fshehur në një kontejner me thasë kafeje, ndërkohë që thuhetse ky është një nga konfiskimet më të rëndësishme të bëra ndonjëherë në portin e Triestes.

Destinacioni i kokainës është ende objekt i hetimeve të mëtejshme. Droga është zbuluar ditët e fundit por u bë publike sot. Kokaina ishte përzier me zgjuarsi me kokrra kafeje të papërpunuara, ndoshta pikërisht për të ngatërruar ndjenjën e nuhatjes së qenve molekularë në rast kontrolli.

Sasia e kokainës është e mjaftueshme për të kënaqur një zonë të madhe të “tregut” për një periudhë të mesme kohore, raportojnë mediat italiane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.