“Tifozët këndonin vetëm për ty”, Georgina: Sa keq që nuk e pamë titullar më të fortin

0 40

Georgina Rodriguez ka reaguar pas qëndrimit në stol të Cristiano Ronaldos në ndeshjen Portugali-Zvicër.

Skuadra e Santos fitoi 6-1 dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës Katar 2022. Maroku është rivali i ardhshëm, ndërkohë që trajneri i Portugalisë e hodhi kapitenin në fushë vetëm në minutën e 73’.

Publiku nisi të thërriste në kor emrin e 37-vjeçarit dhe Santos u bind t’i dhuronte disa minutave. CR7 ia doli të shënonte një gol, por u anulua për pozicion të parregullt. Në një postim në rrjetet sociale, gruaja e Ronaldos ka shprehur pakënaqësinë e saj për faktin që sulmuesi nuk zbriti si titullar në duelin ndaj Zvicrës.

“Urime Portugalisë. Ndërkohë që 11 lojtarët këndonin himnin portugez, i gjithë fokusi i njerëzve dhe fotografëve ishin tek ti. Ishte e turpshme që nuk mundëm të shijonim për 90 minuta lojtarin më të fortë në botë.

Të gjithë tifozët nuk pushuan së thirruri dhe kënduari emrin tënd. Shpresoj që Zoti dhe miku juaj Fernando Santos, të vazhdojnë dorë për dore që të përjetojmë një tjetër mbrëmje”, thekson Georgina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.