Europianët kanë armë por nuk janë luftëtarë

0 36

Nga Alexis Carre, Foreign Policy

Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë të vetëdijshëm se konfliktet ushtarake me intensitet të lartë dhe madje edhe luftërat e mëdha janë një mundësi reale për kontinentin.

Riarmatimi gradual i Europës, i përshpejtuar nga lufta në Ukrainë, është një provë e qartë. Do të ishte e padrejtë të thuhej se liderët europianë nuk janë realistë për kërcënimet me të cilat po përballen. Por ata kanë gabuar duke besuar se një përgjigje materiale ndaj këtyre kërcënimeve do të mjaftonte.

Armatimi është vetëm një aspekt i problemit të Europës.

NATO tashmë ka në dispozicion mjete ushtarake që janë jashtëzakonisht superiore ndaj Rusisë. Por kjo nuk e ndaloi presidentin rus Vladimir Putin të zbatonte planin e tij agresiv kundër Ukrainës, për të cilën Europa ka deklaruar qartë një interes të rëndësishëm.

Putini e dinte se, pavarësisht fuqisë së saj materiale, Europa ishte e paaftë për një konflikt.

Armët që Europa ka në dispozicion nuk mund të jenë një kërcënim për askënd për sa kohë që shoqëritë demokratike të kontinentit nuk do të demonstrojnë kapacitet dhe vendosmëri për t’i përdorur ato.

Kushtet e paqes dhe stabilitetit gjithmonë do të nxisin kompromisin. Në një leksion të vitit 1952, Aron identifikoi neverinë e tepruar ndaj konfliktit si një produkt patologjik të politikës moderne demokratike:

“Dobësia më e madhe e demokracive është shtyrja e kompromisit. Kjo do të thotë, të besosh se gjithçka mund të zgjidhet me një kompromis. Sa herë që demokracitë përballeshin me regjime autoritare, ato gjithmonë mendonin se njerëzit në krye ishin mjaftueshëm të arsyeshëm për të preferuar një kompromis të mirë sesa një luftë të keqe.”

Megjithatë, Bashkimi Europian e koncepton veprimin politik thjesht zbatimi i normave universale dhe imperativave globale. Duke qenë dëshmitar i fillimit të kësaj, Aron shprehu alarmin se si politika e re e të drejtave të njeriut ndikoi në marrëdhëniet midis disiplinës qytetare dhe demokracisë:

“Morali qytetar vendos mbi çdo gjë mbijetesën, sigurinë e komunitetit. Por nëse morali i Perëndimit është bërë moral i kënaqësisë, i lumturisë individuale, në vend të virtyteve qytetare, atëherë mbijetesa është në rrezik.

Bashkimi Europian sugjeroi që një proces gjithnjë e më i zgjatur i diskutimit, prodhimit dhe shkëmbimit paqësor ishte duke u zhvilluar, dhe u duk sikur paqja ishte rezultat i pashmangshëm. Europianët kuptuan se burrat mund ta konsideronin dhunën një mjet legjitim për disa llojë interesash.

Përkundrazi, konflikti u dukej si produkt i shkaqeve aksidentale – si një problem që mund të kapërcehej së shpejti.

Globalizimi ishte në fakt integrimi europian.

Kjo është një arsye pse zgjimi i Europës nga letargjia e saj politike mund të jetë veçanërisht i vështirë.Por problemi është me të vërtetë më i thellë se kaq. Duke përjashtuar sovranitetin, europianët e kanë bërë luftën një objekt të paimagjinueshëm.

Por një objekt i paimagjinueshëm nuk pushon domosdoshmërisht së ekzistuari; manifestohet si një ngjarje e paparashikueshme, një ngjarje që nuk mund ta imagjinojmë të jetë rezultat i qëllimit të askujt.

Europianët nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë luftën, dhe aq më pak ta kundërshtojnë atë, për sa kohë që ata vazhdojnë t’i shohin të tjerët ashtu siç e shohin veten.

E dobësuar materialisht dhe moralisht nga dy Luftërat Botërore, Europa gradualisht humbi mjetet dhe dëshirën për të ushtruar fuqinë e saj. Më vonë, Europa e mbështeti në dekadat e mëvonshme si një virtyt dhe një shenjë të përparimit.

Ajo dënoi përdorimin e forcës – si një mbetje e një epoke tjetër, asaj të nacionalizmit dhe imperializmit.

Zhvillimi ekonomik i Europës dukej se po tregonte se forca ushtarake ishte e pakuptimtë dhe imorale.

Europa arriti në përfundimin se zhvillimi ekonomik gjithashtu do të prodhonte efekte të ngjashme kudo.

Për dekada, europianët ishin në gjendje të injoronin pasojat praktike të disponimit të tyre paqësor falë mbrojtjes së ofruar nga Shtetet e Bashkuara. Për mirë apo për keq, ajo që kishte filluar nën ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, si një zhvendosje kryesisht retorike e vëmendjes së Uashingtonit ndaj Kinës dhe Paqësorit, është bërë realitet nën politikën e dy pasardhësve të tij. Qeveritë europiane tani duhet të përballen me këtë situatë të re.

Pra, riarmatimi i Europës nuk mund të bëhet vetëm nga realizimi nga vendimmarrësit për t’i kushtuar më shumë burime forcave të armatosura të Europës. Ai duhet të lindë domosdoshmërisht nga një dialog i sinqertë me njerëzit e zakonshëm.

Nisja e një debati të tillë, brenda dhe jashtë secilit vend, vjen me rreziqe të mëdha personale dhe kërkon guxim nga ata që janë të gatshëm të marrin përsipër atë detyrë.

Përtej politikës partiake, është detyrë e atyre që qeverisin të demonstrojnë aftësinë e tyre për ta zbatuar atë, pavarësisht nga shpërfillja në të cilën ka rënë gjuha e virtytit politik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.