Tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri, vdes aktori i serisë “Kurulus Osman”

0 915

Aktori i njohur Cagdas Cankaya dhe gruaja e tij, Zilan Tigris, kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues që ka goditur së fundmi Turqinë dhe Sirinë.

Cankaya, i njohur për rolin e tij në serinë e njohur “Kurulus Osman”, u konfirmua se vdiq nën rrënojat nga tërmeti shkatërrues.

Ekipi i serisë shprehu dhimbjen për humbjen e Cankayas dhe bashkëshortes së tij, duke u shprehur ngushëllime po ashtu familjeve të tyre dhe të gjithë të prekurve nga tragjedia.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Cagdas Cankaya, një aktor i vlefshëm i serisë sonë ‘Kurulus Osman’ dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris, në fatkeqësinë e tërmetit që na lëndoi thellë të gjithëve”.

“Zoti e mëshiroftë aktorin tonë të çmuar Cagdas Cankaya, bashkëshorten e tij dhe të gjithë qytetarët që humbën jetën në tërmet dhe shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e tyre. U prehtë në paqe!”, thuhet më tej në postim.

Me numrin e të vdekurve që ka shkuar pothuajse në 40 mijë, humbja e aktorit ka prekur thellësisht industrinë turke të argëtimit dhe publikun.

Në tërmet u bë e ditur se ka vdekur edhe aktorja Emel Atici së bashku me vajzën e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.