Fenomeni në Turqi frikëson banorët: Për çfarë bëhet fjalë?

0 188

Pas tërmetit vdekjeprurës, një fenomen tjetër i ka shqetësuar njerëzit në Turqi, pasi dallgët e detit Marmarma janë tërhequr papritur me 20 deri në 25 metra. Universiteti i Inxhinierisë në Stamboll njoftoi fenomenin dhe theksoi se kjo ngjarje nuk ka lidhje me tërmetin shkatërrimtar.

Sipas inxhinierëve, tërheqja ka ndodhur per shkak të qendrës së presionit të lartë që ndodhet në perëndim të Turqisë. Pikërisht mbi këtë pjesë të Stambollit, era fryn nga veriu në jug, në detin Marmarma dhe kjo shkaktoi edhe tërheqjen e dallgëve.

Njerëzit u frikësuan sërish, sidomos pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke lënë mbi 33 mijë të vdekur dhe mijëra viktima. Shumë njerëz vijojnë të jenë nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë trupat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.