Të jetosh në hotelin 150-vjeçar… falas

0 136

Një 30-vjeçar, i quajtur si “banori më me fat i Britanisë”, jeton i vetëm në një hotel madhështor të shkatërruar që dikur ishte një nga më të mirët në vend.

Tom, 30 vjeç, u zhvendos në hotelin “Grosvenor” në Bristol një ditë kur ai shtyu një derë me kartë dhe e hapi, e që prej asaj dite, ajo jeton aty.

Hoteli 150-vjeçar ka mbetur i papërdorur për rreth dy dekada – me mobilje të kalbura që mbushin dhomat dhe mbishkrime që mbulojnë muret.

Tom ka filluar që atëherë të jetojë në ndërtesën masive, e cila u ndërtua në 1875-n. Ai gëzon pamje mahnitëse në të gjithë Bristol – edhe pse ai duhet të shmangë dërrasat e dyshimta të dyshemesë dhe të ketë kujdes nga boshllëqet e rastësishme.

Tom ka krijuar një dhomë ndenjeje me një divan, një tavolinë dhe disa karrige dhe ka pastruar disa nga mbeturinat nga dyshemeja, madje është duke lyer disa nga muret.

Por, ai shprehet i frikësuar se do të jetë shumë e shpejtë dita kur do t’i thotë që të largohet që aty, sepse dikush mund ta blejë dhe ta restaurojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.