Tamponë analë për Covid-19? Ja çfarë po ndodh në Kinë

0 271

Aty ku lindi edhe Covid-19, pra në Kinë, mësohet se së fundmi ka filluar përdorimin e tamponëve analë për të testuar ata që konsideron se janë në rrezik të lartë të infektimit me virusin vdekjeprurës.

Shpërthime të vogla të Covid-19, të lokalizuara në javët e fundit, kanë rezultuar në qytete të shumta në veri të Kinës, që janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe kanë nxitur fushata testimi masiv, të cilat më parë janë kryer kryesisht duke përdorur shtupat e fytit dhe hundës.

Metoda e shtupave anale “mund të rrisë shkallën e zbulimit të njerëzve të infektuar” pasi gjurmët e virusit zgjasin më shumë në anus sesa në traktin respirator, tha Li Tongzeng, një mjek i vjetër nga spitali Youan i Pekinit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.