Presidenti Meta mesazh për 25 prillin: Përmbysje demokratike

0 273

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit, ku ka theksuar se do të ketë përmbysje demokratike. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar më herët. ”Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 prill 2021”, shkruan presidenti.

Ditët e fundit nuk kanë munguar edhe reagimet e presidentit ndaj qeverisë Rama. Meta ka theksuar se aktualisht mungon ndihma e strukturave shtetërore në zonat e përmbytura dhe qeveria menjëherë duhet të marrë masa për këtë situatë.

Kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar edhe për situatën e koronavirusit, ku ka apeluar për qartësi në planin e menaxhimit të pandemisë së Covid-19, pasi rastet me infeksione po shtohen dita ditës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.