Kryemadhi: Programi “Mëso dhe fito”, pjesë e pesë prioriteteve tona për rininë

0 294

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim të zhvilluar sot në Lushnje me të rinj që votojnë për herë të parë, ka prezantuar prioritet e programit të LSI. Kryemadhi tha se fokusi i programit të LSI janë zhvillimi ekonomik dhe të rinjtë.

”Kur duan njerëzit të dinë se çfarë do të bëni ju, ne kemi 5 prioritete në 5 muaj, që i kemi në programin e LSI-së, ku dy pika tonat kryesore janë dy pikat e arsimit. Njëra është “Mëso dhe Fito” , për të gjithë ju që jeni qoftë maturantë apo në shkolla profesionale apo edhe për ata që janë studentë në kuadrin e përgatitjes së tyre për të pasur një profesion gjatë kohës që bëjnë shkollën edhe punojnë, pra edhe ndihmojnë familjet e tyre. Dhe tjetra është taksa e të ardhmes, që ne e quajmë 1%, që vendoset për kompanitë VIP. Kjo 1% shkon vetëm për arsimin. Sepse një nga problemet kryesore që ne kemi kuptuar sot, është mungesa e profesionistëve në tregun e punës, por edhe në konkurrencën me të gjitha shtetet e tjera”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Kryemadhi u shpreh se të rinjtë e Lushnjes dhe Fierit kanë qenë gjithmonë në krye të ndryshimeve që ka pësuar vendi. Ajo solli në vëmendje kohën kur ishte pjesë e Forumit Rinor Eurosocialist dhe të rinjtë e Lushnjes përfaqësonin një nga strukturat më të mira të kësaj organizate rinore. “Aja që na bën më shumë përshtypje dhe që është e domosdoshme, është pritshmëria mjaft e madhe për këto gjëra, që ne nuk i sollëm si me ëndrra. I sollëm dhe nga diskutimet që kemi pasur me ju herë pas here, me pedagogë të universiteteve, me mësues edhe shumë studentë, të rinj e të reja që punojnë jashtë shtetit dhe që e shikojnë të domosdoshëm fuqizimin e arsimit shqiptar. Sepse një vend pa arsim e ka të pamundur. Unë që kur jam marrë me Forumin Eurosocialist Shqiptar, struktura e Lushnjës ka qenë një ndër strukturat më të mira dhe ka pasur djem dhe vajza të jashtëzakonshme dhe shumë aktivë në shoqëri, në aktivitete sociale, në politikë. Dhe sot ne në Tiranë kemi shumë aktivistë dhe themelues të LSI-së, që e kanë nisur fëmijë dhe tani janë prindër, të cilët janë të identifikuar dhe të lidhur fort me LSI-së, por edhe janë pjesë të një nxitjeje të ekonomisë, të punësimit. Janë disa të rinj nga Lushnja që kanë një strukturë punësimi në Tiranë, e cila ka një eficencë shumë të plotë”,- deklaroi kryetarja e LSI-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.