Surprizë! Ariana Grande prezanton të dashurin e ri (VIDEO)

0 352

Ariana Grande, duhej të publikonte klipin e ri për t’i konfirmuar botës romancën me agjentin e pasurive të paluajtshme, Dalton Gomez. Kënga e re quhet “Stuck With You”, një bashkëpunim me Justin Bieber që i dedikohet ditëve të gjata të karantinës dhe sigurisht, dashurisë. Në video shfaqen shumë njerëz (të famshëm dhe të thjeshtë) teksa jetojnë jetën “ngecur” brenda shtëpisë.

Grande dhe partneri sekret shfaqen në një moment të klipit dhe duken shumë çift, gjë që vërteton thashethemet e kësaj kohe. Në fillim të videos, duket Ariana që përqafon dikë, fytyra e të cilit nuk duket, ndërsa aty nga fundi, dyshja shfaqen duke kërcyer.

”Ata janë goxha të ngjashëm. Ai dikur ka qenë balerin dhe kanë miq të përbashkët. Ajo e ka njohur më mirë dhe më shpejt gjatë kohës së karantinës. Kanë kaluar shumë kohë vetëm me njëri tjetrin në shtëpi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.