Protesta? Basha: Mos u surprizoni, opozita nuk përçahet

0 342

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se ata që duan përçarjen e opozitës nuk do ia arrijnë. Duke parë protestën e sotme të aktivistëve të Alenacës për Mbrojtjen e Teatrit, në konferencën me gazetarët, Basha i pyetur për agjendën e opozitës, theksoi se PD-ja ka bërë, bën dhe do të bëjë protesta gjithë kohës.

”Më vjen keq për ata që shpresojnë te përçarja e opozitës për të mbajtur në këmbë një regjim hajdutësh. Po le ta dëgjojnë edhe nga goja ime se ne jemi të bashkuar dhe fundi i Edi Ramës është i pashmangshëm, e vetmja gjë që ka në dorë është të lejojë qytetarët të zgjedhin me votë ose të të përballet me të gjitha pasojat sociale dhe ekonomike që do të sjellë bllokimi apo manipulimi i procesit zgjedhor për të cilin është investuar personalisht para 6 javësh se ka nisur procesin për legalizimin e kanabisit dhe procesin e kanabizimit të vendit. Ta dini që laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet. Ne duam ta sjellim ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët” tha ai. Por a do të ketë protesta nga opozita? “PD ka bërë, bën dhe do të bëjë protesta gjithë kohës. Në cdo kohë do të jemi në krah të njerëzve. Mos u surprizoni”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.