Stuhia e fuqishme e breshërit ndërpret udhëtimin drejt New York-ut

0 421

Një fluturim i planifikuar nga West Palm Beach, Florida në aeroportin LaGuardia të New York-ut u anulua dhe avioni u detyrua të bënte një ulje urgjente në aeroportin ndërkombëtar JFK për shkak të një stuhie të fuqishme të breshërit.

Avioni u gjend në mes të një stuhie breshëri drejt fazës përfundimtare të fluturimit. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se gurë breshëri të mëdhenj ranë mbi pjesën e përparme. Fatmirësisht, pavarësisht nga dëmtimet e raportuara, nuk pati asnjë pasojë për pasagjerët në bord dhe për ekuipazhin. Nuk ishte një udhëtim i qetë për shkak të trazirave.

Bubullima pati në New Jersey dhe Neë York afër aeroporteve deri në mbrëmjen e së hënës . Në veçanti, “topat” e breshrit deri në 5 centimetra në diametër kanë rënë në Bergen County, Neë Jersey.

Leave A Reply

Your email address will not be published.