Deri më 15 korrik afati për regjistrimin në gjimnaz, ja dokumentet që duhen

0 371

Më datë 15 korrik përfundon afati për regjistrimin e nxënësve në gjimnaze. Fiqiri Çifliku përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar, thotë se risi këtë vit do të jetë regjistrimi online, një projekt pilot që do të zhvillohet në tre shkolla.

Çifliku shpjegon se në momentin e regjistrimit duhet dëftesa e klasës së nëntë, formulari i lëndës me zgjedhje dhe deklarimi i të dhënave për prindin dhe fëmijën. Regjistrimi bëhet në bazë të zonës ku jeton por ndër vite ka pasur preferenca për gjimnaze të caktuara. Këtë vit regjistrimet do të bëhen në bazë të kapaciteteve të shkollave.

“Këtë vit do merren kapacitetet e secilës shkollë dhe do pranojë nxënës për aq kapacitete sa ka si fizikë por dhe të burimeve njerëzore. Nëse ka vend mund të regjistrohen të tjerë, por kriteret do vendosen nga shkolla”.

Në të gjithë vendin pritet që të regjistrohen 34 mijë nxënës, ndërkohë që po përgatiten skenarë të mundshëm për rifillimin e shkollës në shtator, për shkak të pandemisë Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.