Rrëfimi i mësuesit që fitoi betejën me Covid-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv (VIDEO)

0 341

Kryeministri Edi Rama, ndau sot rrëfimin e mësuesit nga Tirana Olsi Daizi, i cili falë shërbimit dhe përkushtimit të palodhur të mjekëve në Spitalin Infektiv, fitoi betejën me Covid-19. Mësuesi nga Tirana solli eksperiencën e tij të përballjes me viorusin vdekjeprurës, ndërsa shprehu mirënjohje për mjekët që e shëruan.

”Sapo jam shëruar nga sëmundja e Covid-19, faza e parë dhe tani jam më mirë me shëndet, por vijoj me regjim shtrati”. Ai tregon se shenjat e para i filluan me luhatje të temperaturës dhe kollë.

”Ndenja në shtëpi gati për një javë dhe mora në telefon 127 të cilët më rekomanduan shtrimin në spital. Aty pashë përkushtimin e mjekëve infermierëve dhe brenda tre ditëve që kam ndenjur aty, gjendja shëndetësore filloi të përmirësohej . Më pas kam kaluar tek Spitali Covid 4, që për mendimin tim është spitali më i mirë në Shqipëri për këtë sëmundje”,-tha Daizi.

Në fund, kishte dhe një falënderim për mjekun Tritan Kalo. Mbi të gjitha për përkushtimin e veçantë ndërsa tregoi se në spitalin Covid 4, bëri dhe një ekzaminim të plotë të shëndetit të tij për të gjithë treguesit. ”Jam i befasuar nga shërbimi mjekësor, rregulli dhe gjithçka që u shërbehesh mua dhe pacientëve të tjerë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.