Vendimi i Kushtetueses në Kosovë, Vasili: Mesazh i fortë për Shqipërinë

0 279

Vendimi i orëve të vona të mbrëmjes të së hënës, pra i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë ”Hoti” në Kosovë, nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në Shqipëri. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se ky është një mesazh i fortë për demokracinë. ”Është një lajm impresionant dhe standard i lartë demokracie dhe shtetit të së drejtës. Një tjetër mesazh i fortë nga Kosova, një Gjykatë Kushtetuese që jep vendime ashtu si ligji kërkon, jo dëshirat e politikës”.

Sipas Vasilit, në vend që Shqipëria të ishte shembull pozitiv për Kosovën, përkundrazi merr mësime prej saj. Ai thotë se situata në Shqipëri është në kaos për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, dhe përgjegjësia e rëndë mbi ata që e kanë penguar ngritjen e këtyre institucioneve.

”Është një mall që i djeg të gjithë shqiptarët që kanë vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe po përjetojnë një situatë që nuk e kanë përjetuar dhe përgjegjësi e rëndë për ata që kanë sjellë këtë kaos. Është shumë e rëndë që janë vite të tëra pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Ne shohim me zili Kosovën si një vend që funksionon. Për këtë gjë përgjegjësi kanë të gjithë”,-tha ai për ”A2cnn”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.