Basha mbledh Kryesinë e PD, nis caktimi i drejtuesve politikë në qarqe

0 289

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndezur zyrtarisht motorët e fushatës në selinë blu, pasi ka nisur që të caktojë drejtuesit politikë në qarqe. Helidon Bushati do të jetë drejtues politik i PD-së në Shkodër për fushatën zgjedhore të 25 prillit. Nga ana tjetër, në Fier është vendosur që të jetë përfaqësues politik, Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se prezantimi i Bushatit do të bëhet pasditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Pritet që ditët në vijim, PD të caktojë drejtuesit politikë edhe për 11 qarqet e tjera të vendit. Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës. Ky gjest u vlerësua shumë në atë kohë. Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.

Leave A Reply

Your email address will not be published.