Ronaldo dhe fraza e pabesueshme që shpërfillte Juven

0 210

Thierry Marchand, gazetari historik i “France Football”, ka botuar një libër kushtuar Cristiano Ronaldos, një lloj biografie e kampionit portugez, përmes nëntë intervistave ekskluzive me të ndër vite.

Libri rishikon historinë e futbollit të CR7 dhe zbulohet një sfond. Një nga këto ka të bëjë me Paris Saint Germain dhe Juventus. Më 22 tetor 2019, teksa kishte veshur fanellën bardhezi, Ronaldo deklaroi publikisht se shpresonte për një telefonatë nga klubi parizien.

I intervistuar në fund të një ndeshje të Ligës së Kampionëve (kundër Lokomotiva Moska), kampioni portugez tha: “PSG? Për mua dera është e hapur.

Vetëm me portugezët nga rajoni i Parisit, klubi mund të mbushë stadiumin. Unë e shoh veten në ‘Parc des Princes’, përballë 50 mijë portugezëve. Do të ishte fantastike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.