Kim Kardashian zbulon të gjitha sakrificat që ka bërë për tu dukur si Marylin Monroe

0 174

“Nesër është ‘Met Gala’, dhe unë nuk kam fjetur shumë sepse na është dashur të kalonim një natë për t’i lyer flokët biondë ,” tha 42-vjeçarja, ku i ktheu flokët në ngjyrë platin për të mishëruar plotësisht yllin e ndjerë të Hollywood-it.

“Procesi është kaq i lodhshëm dhe i bezdisshëm. Ne nuk kemi një tas shampo, kështu që duhet ta shpëlajmë atë një milion herë. Është ajo që është. Është përkushtim”- u shpreh Chris Appleton, stilisti i yllit.

Ai tha gjithashtu se hera e fundit që bëri një ndryshim të madh të ngjyrës për Kardashian, iu desh një javë e tërë – por për Met Gala, dha atij vetëm dy ditë kohë për ta realizuar atë.

“Nuk kam takuar kurrë dikë më të përkushtuar se Kim. Ajo është gati të ulet për seanca 15-orëshe”, shtoi stilisti profesionist.

Gjatë episodit, themeluesja e “Skims” foli gjithashtu për rregullat që kërkohen për të veshur fustanin ikonik të Monroe i huazuar nga Ripley’s Believe It or Not! – vetëm për disa minuta në event.

“Askush nuk mund të më prekë,” tha ajo. “Nëse dikush më prek dhe bën pis fustanin… është shumë e rrezikshme.”

Kardashian përdori dhe një kostum alumini për ta ndihmuar të humbiste 16 kilogramë në vetëm disa javë për t’u përshtatur me fustanin historik, i cili nuk mund të ndryshohej.

“E vesh dhe të bën të djersitesh, edhe nëse është pesha e ujit, do të ndihmojë,” shpjegoi ajo, përpara se të pranonte se përgatitja e saj njëjavore do të arrinte vetëm në disa minuta në natën e Met Gala.

“E gjithë kjo humbje peshe, lyerja e flokëve për 30 orë, largimi nga hoteli me mantel, mbërritja atje, ndryshimi në tapetin e kuq, thjesht ecja në tapetin e kuq, pastaj ndryshimi përsëri në një kopje të fustanit sepse ne nuk mund të rrezikoj të ulem në të dhe të ha darkë – është e gjitha për mbase 10 minuta të jetës sime… ashtu, kaq”,- u shpreh Kardashian.

Duke parashikuar reagimin e ashpër që do të merrte më vonë për veshjen e pamjes së Monroe-s në Met, ajo shtoi: “Jam pak nervoze që disa njerëz do ta urrejnë dhe thjesht do të thonë: “Si guxon ajo të mendojë se mund të futet në fustanin e Marilyn-it” … dhe unë i kuptoj ata.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.