Rama-Tabakut: Paralajmërimi fundit, është për t’u falenderuar Boçi që si palë e tretë bëri pajtimin!

0 140

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar para anëtarëve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, fondin buxhetor që ka ofruar qeveria për tre inceneratorët.

Ai ka thënë se janë dhënë mln euro në formë ndihme, në mënyrë që të mos rriteshin tarifat për bashkitë dhe qytetarët. Ndërkohë gjatë këtyre diskutimeve, janë shënuar dhe debate mes kryetares Jorida Tabaku, vetë kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të tjerë të komsionit.

Debati:

Felaj: Kemi miratuar planin e hetimit. Ligji për komisionet na jep të drejtë njësoj të pyesim dëshmitarët. E kemi toleruar këtë mënyrën që kryetarja bën 51 pyetje e më pas vazhdojmë ne të tjerët. Jo nuk bëhet kështu. Duke qenë se ne të gjithë këtu jemi anëtar, e dimë se si bëhen pyetjet. Kur mbarohen pyetjet vijohet nga e para. Që puna e komisionit të mos pengohet, kërkoj që fjalën të marrin të gjithë anëtarët. E meqë kam unë fjalën të bëj unë pyetje.

 

 

Tabaku: Unë kam marr të drejtën për pyetjet dhe doja të ezauroja kohën. Do të kisha dëshirë të bëja të gjitha pyetjet e mia, por nëse ai refuzon, është çështje tjetër. A kam mundësi të përfundojmë me pyetjet, unë do t’ju dëgjoj e ju do më dëgjoni

Rama: Me çfarë të drejte i thoni tjetrit po aktron? Unë kam ardhur për lekët, jam tepër i interesuar. Dua t’i jap mundësinë të gjithëve për të gjithë pyetjet, por duke qenë se nuk jam nga ata që tërhiqem kollaj nga fjala ime, po ju them në sy të gjithëve. Jam gati të jap një shans me një kusht: Ju nuk duhet të më ndërprisni për asnjë arsye, do të jem brenda objektit sa herë ju do të jeni. Në momentin e parë që do të bëni komente të natyrës kooporativiste do ndërpres komunikimin me ju. Mos thoni afera, prova, kjo ajo. Ju s’keni provuar asgjë. Kur të bëni raportin nxirrni ato që mendoni që keni provuar dhe kaq. Mos bëni lajm të rremë, lejani Fevziut këto, mos ia merrni… Keni cënuar integritetin e të gjithë dëshmitarëve nga i pari te i fundit, ndërkohë fatmirësisht s’e ka bërë askush tjetër këtë gjë. Është normale që mund të thuhet diçka më shumë, por kjo histori këtu. Unë jam gati ta vazhdoj përgjigjen për 100 mln.

Boçi: Këto interpretimet që secili do të bëjë pyetjet ju bini vetë brenda. Nuk tha kryetarja do të bëj pyetje, ka të drejtën e saj. Këtu nuk jemi në seance dëgjimore që të ketë ndërhyrje. Por ama zoti kryeministër, këtu jemi në një komision hetimor dhe dëshmitari është dëshmitar. Do përgjigjem unë me këtë kusht, jo fare, këtu gjendet mirëkuptimi Sot je dëshmitar, në parlament vendos kufjet po deshe. Nga të dyja palët mund të ketë gjëra të tilla, por të mos ngatërrohen gjërat.

Rama: Është shumë e rëndësishme të vendosim pikat mbi i. Falenderoj zotin Boçi sepse ky ka atributin e palës së tertë që futet dhe pajton palët. E dyta, unë nuk kam asnjë pretendim tjetër dhe nuk vë asnjë kusht veçse ligjit për komisionet hetimore nuk e shkel njeri. Është komision hetimor, sigurisht, por as prokurori e as gjykatë. Kur bëhet pyetje duhet hapësirë për të shpjeguar. Unë jam këtu për t’i dalë për zot revolucionit mjedisor, e thënë gjërat në makro. Është hap përpara se nga 430 u bënë 100. 53.3 jemi dakord te Elbasani dhe Fieri. Edhe ti Brut (I drejtohet deputetes Dhurata Çupi). Janë fabrika goxha të dukshme, pjesa tjetër është financim i bashkive dhe i buxhetit të shtetit, por jo për investimin, por shërbimin. Nuk çon dot tonelata me plehra te dera e kujtdoqoftë ndërmarrje bashkiake, jo ashtu siç kemi pasur Sharrën, e t’i thuash mëri plehrat dhe mos paguaj. Ne kemi të bëjmë me këto para të cilat unë i kam 36.9 zonja Tabaku, këto të Tiranës. Kemi çmimin që paguhet për ton. Paguajmë një çmim për ton 29 euro. Në këtë lëmsh duhet të jetë me siguri edhe një letër krahasuese e cimeve për ton që paguhet për të nijetin shërbim në vende të tjera. Këto para janë për shërbimin, nuk janë para që i ka marrë kompania. Nuk janë para që i ka marrë organizata kriminale, janë para që jep qeveria mbështetje pa rritur taksat për qytetarët për shërbimin. Ju kujtoj se qeveria e mëparshme, i është kërkuar nga Bashkia e Tiranës që për shërbimin e pastrimit, por Sharra dihet që ishte katastrofë. 55 është tjetër, 36.9 plus ata që shtuat ju janë të tjera. Këto janë para që paguhen ditë për ditë dhe janë arsyeja se përse Tirana sot është e pastër, janë arsyeja se përse Durrësi merr frymë lirisht. O zonja kryetare, ka mundësi… Po kthehemi te e njëjta gjë.

Tabaku: Kthehemi te fondet buxhetore, a ka projekte të ngjashme gjatë qeverisjes suaj? Si i keni ndjekur ato?

Rama: A keni ardhur për impiantet. Unë kam ardhur për lekët. Ku janë 430 mln, mi thuaj të shkretat.
Tabaku: Ka projekte të tjera nga pushteti qendror apo lokal?

Rama: Çfarë pyetje është kjo, të tjera çfarë?
Tabaku: Në Republikën e Shqipërisë?

Rana: Në Republikën e Shqipërisë ka shumë projekte për mjedisin.

Tabaku: Sa në kohë dhe si i keni ndjekur këto projekte në detyrën tënde si kryeministër?

Rama: Ashtu siç kam ndjekur dhe ndjek projekte deri në detaje që as mendja nuk ua ha, ditën dhe natën. Jo si inxhinier, por si njeri që kërkon që punët të bëhen shpejt e mirë. Kam ndjek as të duash. Si ta shpjegoj këtë? Sa vonon, si bëhet më mirë? E kam bërë shumë herë. Nuk fle në gjumë unë ky është problemi.

“Mos më ngri zërin”, “O zonjë”/ Debatet në komision, Rama përplaset me Tabakun: Jam në dijeni që në Elbasan e Fier…! Kryetarja e komisionit: Lëri ironitë për jashtë

Kanë nisur debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

I thirrur për të dëshmuar, kryeministri Rama është pyetur nga Tabaku nëse ka dijeni që plehrat janë financuar me paratë e shqiptarëve, por ai ka insistuar që pyetja të bëhet për “buxhetin e shtetit”.

Pjesë nga debatet:

Rama: E kam problem ofendimin e inteligjencës, e kam shumë problem, kur inteligjenca ofendohet deri në këtë pikë, se po të them zonjë mos më cito gabim. Jeni ju që po bëni propagandë. Të thashë që unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, ndaj pyetja a e mbani mend atë mbledhje qeverie është e gabuar. Pse duhet ta mbaj mend atë mbledhje qeverie, çfarë është mbledhja e qeverisë, është diçka që bëhet çdo javë. Mbaj mend vetëm mbledhjen e qeverisë, kur është vënë fotografia e Ismail Qemalit.

Tabak: I kërkoj teknikës, nuk është normale që të më mbyllet mua mikrofoni e t’i rri dëshmitarit hapur. Z. dëshmitar, në këtë mbledhje qeverie është marrë vendimi për financimin paraprak të një kontrate koncesionare, për të cilën sot është i akuzuar një ministër socialist. Pa ju cenuar inteligjencën, kisha menduar se mund ta kishit kërkuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. A jeni në dijeni të faktit se çdo punë e bërë për trajtimin e mbetjeve është bërë me paratë e buxhetit?
Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, as për ndonjë mbledhje qeverie, zonjë, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Ish-ministri është nën akuzë për korrupsion, që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Prandaj, lidhja mes mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive, se nuk ka lidhje fare. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet, sepse duhet ta provojë gjykata, dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion, por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, që impiantet nuk janë ndërtuar, që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Evropës, në një vend që nuk mbytet nga plehrat, që ka shkuar përpara, falë të gjitha këtyre vendimeve e të gjitha këtyre veprimeve. Unë jam në dijeni që në Elbasan e Fier janë ndërtuar dy vepra, për të cilat unë jam krenar.

Ndërhyn Tabaku
Rama: Përqendrohu.
Tabaku: Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.
Rama: Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.
Tabaku: Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.
Rama: Jo, jam te buxheti.
Tabaku: Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra.
Rama: Zonjë, më lini të flas.
Tabaku: E kuptoni pyetjen?
Rama: Nuk e kuptova, por e ndjej.
Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?
Rama: Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.
Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.
Rama: O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.
Tabaku: Mos na ngrij zërin.
Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.
Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.
Rama: Mos më ndërprisni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.